Për SHBA-s është mëse e domosdoshme që të shtyjnë dislokimin e sistemeve të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë dhe të zhvillojnë konsultime të detajuara me Rusinë dhe aleatët e tyre në BE, thuhet në raportin e grupit të pavarur të punës të Këshillit të Uashingtonit për marrëdhëniet ndërkombëtare. Krijimi i sistemeve të mbrojtjes antiraket në Evropë duhet të shtyhet deri për momentin kur të lindë nevoja për to dhe të justifikohet dislokimi i tyre, kurse konsultimet do të lejojnë të vërtetohet në se munden vallë ShBA-s dhe Rusia të ndërtojnë një sistem të përbashkët të mbrojtjes antiraket. Autorët e raportit gjithashtu i sugjerojnë SHBA-s të aktivizojnë bashkëpunimin me Moskën në lidhje me problemin iranian.