Ta lërë vëllimin e nxjerrjes së naftës në nivelin aktual apo ta shkurtojë-kjo është çështja kryesore e sesionit të jashtë radhës të OPEK-ut në Vjenë. Pjesëmarrësve të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës do tu duhet të analizojnë sot situatën e krijuar në tregun botëror të lëndëve hidrokarbure dhe të vendosin se ç’duhet të bëjnë më tej: të vazhdojnë luftën për rritjen e vleftës së naftës apo të rezultojnë se çmimet edhe kështu kanë arritur tani nivel e drejtë. Çmimi mesatar i “arit të zi” përbën tani rreth 60 dollarë për një fuçi. Dhe megjithëse ky nivel nuk i kënaq plotësisht prodhuesit, në kushtet e krizës ekonomiko-financiare botërore ata janë të gatshëm që të pajtohen me të. Aq më tepër se u evidentua tendenca e rritjes së kostos së lëndëve hidrokarbure në sfondin e forcimit të pozitave ekonomike të SHBA-s, Kinës si dhe vendeve të tjera të Azisë dhe Lindjes së Mesme. Por në fakt, siç mendon ekspertja e radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Natalja Shuljar, jo gjithçka varet nga vendimet e OPEK-ut: “Nga mbledhja që do të zhvillohet së shpejti unë nuk pres ndofarë ndryshimesh rrënjësore dhe ushtrimin e ndikimit serioz ndaj tregut. Bile edhe në qoftë se do të ketë ndofarë ndikimi mbi çmimim, ai do të jetë tejet afatshkurtër. Po përse po ndodh kjo?-do të pyesni ju. Për një shkak krejtësisht të thjeshtë: në qoftë se më parë çmimet e naftës përcaktoheshin nga ndryshimi i kërkesës dhe ofertës, aktualisht moderatorë të rinj të tregut të lëndëve të para janë bërë Interneti, mjetet e informimit masiv, veprimtarët shtetërorë dhe shoqërorë, ekspertët, analistët, pikërisht ata që përfaqësojnë interesat e vendit, pra, të konsumatorëve të naftës.