Moska shpreson se zhvillimet e fundit në RPD të Koresë nuk do të çojë në një garë të re armatimesh në rajon, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Nesterenko. Rusia i bën thirrje Koresë së Veriut për t'iu rikthyer respektimit të paqes ndërkoreane dhe të rivendosë pjesëmarrjen e vet në bisedimet gjashtë-palëshe në lidhje me armatimet bërthamore. Në Moskë shpresojnë gjithashtu se veprimet e fundit të RPD të Koresë nuk do të shrytëzohen nga shtetet e tjera si pretekst për rritjen e potencialeve të veta ushtarake, theksoi Nesterenko. Koreja e Veriut të hënën bëri disa prova bërthamore nëntokësore, dhe realizoi më pas lëshimin e disa raketave. Këshilli i Sigurimit i OKB-së aktualisht po përgatit një rezolutë të re.