Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) në konferencën e jashtë radhës që zhvilloi në Vjenë i la kuotat e nxjerrjes së naftës të pandryshuara. Kjo ka lidhje me pritjen e rivendosjes së kërkesës për naftë deri në fund të këtij viti. Çmimi i një fuçie naftë që nga takimi i kaluar i Organizatës në mars u rrit me 36 % dhe tani i kalon të 60 dollarët.