Në Moskë shprehën preokupim në lidhje me deklaratën e RPD të Koresë mbi atë, se ajo nuk e quan më veten të lidhur me detyrimet që kanë të bëjnë me marrëveshjen ekzistuese mbi pajtimin me Korenë e Jugut. Një hap i tillë i RPD të Koresë e çon çështjen drejt një skenari të mbarsur me konflikt, u shprehën në MPJ e Rusisë. Atje vunë në dukje, se erdhi koha për tu ndalur dhe për të kërkuar bashkarisht rrugëdaljen nga situata e krijuar.