“Rusia po bëhet kreditore e botës”, shkruan botimi “Gazeta”. Vendi po ingranohet seriozisht në programin antikrizë të “G-20” duke investuar 10 milionë $ në obligacionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas legjislacionit rus, risia e Fondit (obligacionet e FMN vetëm sa po përgatiten për tu vendosur në tregjet botërore) është barazvlerësuar me obligacionet, në të cilat mund të vendosën rezervat ndërkombëtare. Në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë gjë do të merret Banka Qendrore. Por, siç shkruan botimi “Gazeta”, me siguri një pjesë e mjeteve financiare do të vijnë nga Fondi i mirëqenies kombëtare, të cilit në muajin shkurt iu lejua zyrtarisht të vendosë 5 % të mjeteve të veta në letra ndërkombëtare me vlerë të organizatave financiare.


***


Dimitri Medvediev në Shën Peterburg inaguroi Bibliotekën Presidenciale me emër të Boris Jelcenit, njofton botimi “Rossijskaja gazeta”. Ideja e krijimit të Bibliotekës i përket Kryeministrit Vladimir Putin. Presidenti u bë lexuesi i parë i saj duke u pajisur me kartën e anëtarësisë me №1. Dhe duhet thënë se kjo nuk është thjesht një kartë plastike. Libreza i hap rrugën zotëruesit të saj drejt një arkivi jashtëzakonisht të madh dokumental. Me kalimin e kohës përmbajtja e Bibliotekës do të kalojë në formatin e ruajtjes në digital, gjë kjo që do të thjeshtësojë aksesin për vizitorët në arkivën e dokumentave. Vetëm për vitin e kaluar u hodhën në format digital ruajtjeje gjysëm milioni faqe. Gjithësej Fondi përmban 39 mijë libra dhe 43 milionë faile. Shumica e librave dhe dokumenteve të paraqitura kanë të bëjnë me historinë e Organizimit shtetëror dhe të së drejtës ruse, saktëson botimi “Rossijskaja gazeta”.


***


Promovimi këto ditë i Mesaxhit buxhetor të Presidentit rus la në hije edhe një dokument tjetër interesant të quajtur “Drejtimet kryesore të politikës tatimore”. Siç shkruan botimi “Kommersant”, parashikimet në lidhje me të ardhurat buxhetore nuk lënë kurrëfarë shpresash për një jetë të qetë. Prandaj qeveria u mendua sërish mbi atë, se si të rrisë barrën tatimore mbi biznesin. Metodat e rritjes së mbledhjes së tatimeve bien në kundërshtim të plotë me vendimet e mëparshme të autoriteteve në sferën fiskale. Muajt e fundit qeveria gjatë luftës së saj me krizën nuk “ia ka shtrënguar aspak rripat”, por përkundrazi ka ndërmarrë hapa për ti dalë përpara biznesit. Por tani, me sa duket nga të gjitha, po fillon të pendohet për dhuratat e bëra. Siç mendon botimi “Komersant”, rezerva e fundit ekzistuese teorike është “kulakëzimi” i “Gazprom-it.