Ai debuton në skenat më të mira të botës, talenti i tij disa i bën për vete, ndërsa disa të tjerë i nervozon, i irriton. Ai-ylli i afirmuar i Teatrit Bolshoi, e quan atë “terrarium të shokëve të një mendimi”. “Unë nuk jam shtirur kurrë si Kësulëkuqe. Mund të shprehem edhe me fjalë të rreptë, therëse, dhe, bile, të godas ndokënd, në qoftë se do të lindë nevoja për këtë”, tregon Nikollai Ciskaridxe. I pari që e zbuloi talentin e Ciskaridxes ishte baletmaestro Jurij Grigoroviç. Duke i vënë notat studentëve në provim ai shqiptoi vetëm një frazë: “gjeorgjianit-pesë”. Dhe të merret ai në trupën e Bolshoit!”. Në këtë mënyrë djaloshi nga Tbilisi u ndodh nën përkujdesin, tutorinë e koreografit të madh. Sigurisht, që kjo gjë shkaktoi nervozizëm dhe irritim midis kolegëve të tij konkurrentë. Sepse Nikollai nuk ishte bir artistësh të njohur. E ëma e tij ishte mësuese fizike, i ati violinist, ndërsa njerku pedagog. Shkollën Nikollai Ciskaridxe e mbaroi me medalje ari. Sado që një gjë e tillë të duket tani krejtësisht absurde, duhet thënë, se në fëmijëri “princi i baletit” kishte shumë komplekse përkatësisht aparencës së vet. Por aktualisht ai konfirmon me bindje: “Mua më mjafton, thjesht, të lëviz dorën apo këmbën që të largoj vemendjen e njerëzve bile dhe nga bukuroshi më i madh”. Në titullin e artikulit të vet, kushtuar benefisit (koncertit në favor të artistit) të tij, gazeta “Kommersant” e quajti atë “Narcis popullor të Rusisë”. Emri i tij regëtin shpesh në kronikën e jetës mondane, por jeta private mbetet megjithatë temë e ndaluar, tabu, për gazetarët. “Prandaj dhe quhet jetë private në mënyrë që askush të mos e diskutojë atë”, shprehet ai. Ekzistojnë 3 gjëra për të cilat nuk duhet folur kurrë publikisht: me kë mban marrëdhënie intime, sa të paguajnë për punën që bën dhe ç’konfesioni i përket”, konfirmon me bindje Ciskaridxe. Pyetjet që kanë të bëjnë me dietën e nervozojnë tej mase atë. Në shtëpi ai preferon të hajë patate të skuqura me bukë të bardhë, ndërsa në restorant-mish të paskuqur mirë (bërzollë me gjak). Pavarësisht nga pamja e vet e jashtme disi e brishtë, ai mund të ngrejë pa ndonjë sforcim të madh, duke u shprehur butë këtu, bile dhe artisten jo më të dobët të muzikës së lehtë dhe TV Lolita Miljavskajan, në shoun televiziv “Kërcimet me yjet”, ku të dy ata ishin anëtarë jurie. Kostumet e veta skenike ai i zbukuron me perla natyrale, ndërsa pushimet preferon ti kalojë në bregdetin jugor të Francës. Ndërsa pas punës së vet në Paris ai konfirmon, se intrigantët teatralë evropianë janë thjesht “fëmijë naivë” në krahasim me ata rusë. Thonë se ai i ka vënë pikësynim vetes të kryesojë Teatrin Bolshoi. Sipas fjalëve të vetë atij, ëndërron të bëhet miliarder, të mos bëjë asnjë punë e të merret vetëm me mbjelljen e luleve. Një pjesë të konsiderueshme të magjepsjes së Ciskaridxes e përbëjnë mënyra e bukur e të shprehurit dhe zotërimi i një ndjenjë të mirë humori. Për disa vite ai u bë personazh shumë i preferuar, i kërkuar në reality show të ndryshëm në televizionin rus. Ciskaridxe ka interpretuar të gjitha partitë kryesore të repertorit të Teatrit Bolshoi. Në lidhje me profesionin e vet ai shprehet në këtë mënyrë: “Kjo është një punë e rëndë, sepse unë jo, thjesht, vrapoj andej-këtej nëpër skenë”. Ai lindi më 31 dhjetor, në vigjilje të Vitit të Ri. “Mamaja më lindi mua në moshën 43 vjeçare, në kundërshim me diagnozën që i patën vënë asaj se nuk do të mund të ketë kurrë fëmijë”. Dhe ajo thoshte përherë se unë jam mrekullia në jetën e saj. Por prejardhjen time të mrekullishme unë e kam mbrojtur, e kam komfirmuar me atë, se kam luftuar vetë për tu bërë ky që jam aktualisht”, thotë Nikollai Ciskaridxe. “Kurrëfarë lidhjesh e tarafesh nuk e ndihmojnë dot këmbën të bëhet e vogël, ndërsa shpirtin-të madh”.