Të mërkurën, më 27 maj, Grupi ndërkombëtar për të drejtat e pakicave kombëtare (minoriteteve) publikoi raportin kushtuar situatës në Kosovë. Konkluzionet e ekspertëve të kësaj organizate joqeveritare me seli në Londër nuk janë aspak ngushëlluese: në krahinë ekziston dhe bile po vjen duke u thelluar “vakumi në planin e mbrojtjes efektive ndërkombëtare të pakicave kombëtare”-në radhë të parë serbëve kosovarë. Në lidhje me argumentimin e autorëve të raportit përsiat në materialin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë, kandidati i shkencave historike, Pjotër Iskenderov. Dokumenti i OKB-së, rezoluta e famshme № 1244 për Kosovën, që bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë të krizës kosovare dhe garantimin e lirive për të gjithë banorët e saj, nuk është realizuar deri tani në jetë. Kurse negociatat, që startuan në fillim të vitit 2006 nën drejtimin e OKB-së në lidhje me përcaktimin e statusit të Kosovës, ishin apriori të destinuara për dështim. Autoritetet serbe i propozuan Kosovës një autonomi maksimalisht të gjerë, kurse liderët kosovarë nuk dëshironin të dëgjonin për asgjë tjetër përveç pavarësisë. Dhe në këtë synim të tyre ata i mbështeti dhe i inkurajoi Perëndimi në krye me SHBA-s. Si përfundim, në Kosovën e ditëve të sotme është bërë më se evident “segregimi” (diskriminimi) sipas përkatësisë kombëtare. I tillë është konkluzioni kryesor i autorëve të raportit të sipërpërmendur. Njëri nga liderët e Partisë Demokratike të Serbisë, deputeti i Skupshtinës serbe, Nenad Popoviç dëshmon mbi atë, se aktualiteti në Kosovë është akoma dhe më alarmues seç paraqitet në faqet e raportit ndërkombëtar. “Proceset dezintegruese, të mbështetura nga ana e Perëndimit, sjellin destabilitet si në vetë Kosovë, ashtu dhe në mbarë rajonin ballkanik. Unë jam mëse i bindur, se pa zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Metohisë me një mënyrë të vetme, pra, me anë të rrugës së negociatave dhe arritjes së marrëveshjes midis palëve,në Serbi nuk do të ketë dhe për një kohë ende shumë të gjatë situatë të qetë dhe stabile. Ndërsa kjo do të pasqyrohet negativisht në gjithë Ballkanin” thekson Nenad Popoviç.