Nga Kosova po largohen pakicat kombëtare josebe: ajo boshnjake, kroate, turke, egjiptiane dhe romët, të cilët përbënin në tërësi 5 % të popullsisë së kësaj krahine. Në raportin e organizatës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicave kombëtare, bëhet fjalë mbi atë, se përçarja midis 2 milionë shqiptarëve, që përbëjnë shumicën e popullsisë së Kosovës, dhe 120 mijë serbëve si dhe kombësive të tjera gjatë këtyre viteve të fundit u rrit për shkak të politikës që ndiqet prej autoriteteve të Prishtinës në qarqet e banimit të pakicave kombëtare dhe acarimit të situatës që pati vend në sfondin e zhvillimit të dobët ekonomik të krahinës. Ndër të tjera, në dokument vihet në dukje se Prishtina nuk u tregua e aftë që të garantojë të drejtat e pakicave kombëtare.