Dimitri Medvediev u bë zotërues i kartës elektronike №1 të lexuesit të Bibliotekës Presidenciale me emër të Boris Elcinit në Shën Peterburg, e cila u hap në ndërtesën e Sinodit, njërit prej komplekseve arkitekturale më të bukura në botë të ndërtuara në shekullin e XIX-të. Medvediev vizitoi sallën elektronike të leximit të bibliotekës dhe u njoh me teknologjitë kompjuterike.