Më tepër se gjysma e banorëve të Ukrainës mbajnë një qendrim pozitiv ndaj Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit Vladimir Putin, dëshmojnë të dhënat e anketimit sociologjik të zhvilluar nga kompania Research and Branding Group. Simpatinë që provojnë ndaj Medvedievit e pranuan 55 % e të të anketuarve, kurse ndaj Putinit-58 % e respondentëve. Nuk ushqejnë simpati ndaj Presidentit rus 14 % e të të anketuarve, kurse ndaj Kryeministrit të Federatës Ruse-16 %. Ndaj Rusisë në tërësi ukrainasit mbajnë një qendrim më tepër pozitiv.