Moska dhe NATO janë të gatshme të rifillojnë marrëdhëniet e veta të ndërprera. Si hap i parë i qenësishëm për arritjen e këtij qëllimi mund të shërbejë mbledhja e Këshillit Rusi-NATO në Bruksel. Të dyja palët janë përgatitur seriozisht për mbledjen e Këshillit, vërtet, tani për tani vetëm në nivel ambasadorësh. Takimi i tanishëm në Bruksel duhet të përgatisë faktikisht takimin në nivel ministrash të punëve të jashtme, i cili, sipas vlerësimit të Moskës, mund të mbahet vetëm aty nga fillimi i vjeshtës. Dhe, ja, tani në Bruksel ambasadorët e Rusisë dhe vendeve të NATO-s kanë ndërmend të diskutojnë problemet më principiale, zgjidhja e të cilave duhet ti hapë rrugën bashkëpunimit me leverdi reciproke. Takimi i minstrave ishte planifikuar më parë të zhvillohej më 18-19 maj. Por Rusia refuzoi të marrë pjesë në mblehjen e këtij Këshilli në lidhje me manovrat stërvitore ushtarake të NATO-s në Gjeorgji. Këto manovra Moska i vlerësoi si mbështetje të politikës agresive të Gjeorgjisë, e cila shpërtheu luftën kundër Osetisë së Jugut në gusht të vitit të kaluar. Marrëdhëniet u prishën akoma dhe më keq nga skandali që plasi në lidhje me deportimin e të ashtuquajturëve “spiunë rusë”, bashkëpunëtorë të përfaqësisë së Rusisë pranë NATO-s në Bruksel. Mbi mundësitë e rivendosjes së bashkëpunimit Rusi-NATO shprehu mendimin e vet përpara mikrofonit të “Zërit të Rusisë” Drejtori i Institutit rus të analizës politike dhe ushtarake Aleksandër Sharavin: “Unë jam më se i bindur, se edhe pala ruse, edhe ajo natoviane udhëhiqen nga dëshira e mirë për vazhdimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis tyre”, thotë Aleksandër Sharandin. Nuk duhet harruar ai fakt, se bile edhe në periudhën më të vështirë pas agresionit gjeorgjian kundër Osetisë së Jugut, palët arritën të ruajnë megjithatë kontaktet në tërësi në një sërë sferash. Dhe unë mendoj, se aktualisht ekzistojnë të gjitha mundësitë për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, konkludon eksperti rus Aleksandër Sharavin.