0Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka ndërmend të mbështesë rezolutën e ashpër në lidhje me zhvillimin e provës bërthamore të Phenianit, deklaroi Përfaqësuesi i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Anëtarët e Këshillit janë të gatshëm të punojnë mbi përpunimin e dokumentit në mënyrë sa më intensive. Megjithatë përpunimi i rezolutës së re kërkon një kohe të përcaktuar. Gjatë kësaj Rusia nuk ndërpret kontaktet me Korenë e Veriut. Në Moskë janë të medimit se ka shanse që t’iu kthehen bisedimeve dhe ta bindin RPD të Koresë që të ndërpresë programin e saj atomiko-raketor.