0SHBA-s kanë frikë se RPD e Koresë mund të shesë dhe të japë teknologjitë e veta atomike vendeve të tjera, deklaroi Ndihmës presidenti për sigurimin kombëtar të SHBA-s, Gjenerali Xhejms Xhons. Presidenti Barak Obama i quajti provat bërthamore të zhvilluara në Korenë e Veriut dhe lëshimin e raketës “sfidë për shoqërinë botërore”. Lideri amerikan theksoi se “veprimet kërcënuese të RPD të Koresë kërkojnë reagim të shoqërisë ndërkombëtare”.