Autoritetet ruse ndërmorrën të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së gripit të derrave, deklaroi Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit Social të Rusisë Tatjana Golikova në mbledhjen kushtuar profilaktikës së kësaj sëmundjeje. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i gripit A H1N1 në 46 vende të botës iu afrua përafërsisht shifrës 13 mijë veta. 92 raste prej tyre përfunduan me vdekje, njofton OBSH-ja. Në Rusi janë evidentuar tani për tani dy raste të prekjes nga gripi i derrave.