Drejtori i Shkollës së Lartë Ekonomike, profesor Eugjeni Jasin nuk mohon edhe mundësitë e përfitimit të leverdive të caktuara nga kriza botërore. Bile më tepër se kaq, ai vëren edhe perspektivën e zgjerimit të investimeve jo vetëm në degët e lëndëve të para: “Ai drejtim, që ekzistonte në vigjilje të krizës, kur kapitalet evropiane investoheshin në vendet e Evropës Lindore, ku ishte më lirë, tashmë u bllokua për shkak të acarimit të problemit me vendet e punës në vetë vendet-burime të investimeve. Kompanitë gjithkund po përjetojnë vështirësi të mëdha. Specifika konsiton në atë se, për shembull, tek ne ndërmarrje me aftësi konkurruese, që kanë tregues pozitivë dhe një të ardhme të mirë, ka në të gjitha degët. Por ka edhe ndërmarrje të cilat duhet të mbyllen, gjithashtu në të gjitha degët. Sipas mendimit tim, aktualisht më me perspektivë janë ato tregje dhe ndërmarrje ku ka konkurencë, ku ka më pak ndërhyrje nga ana e shtetit. Analiza jonë tregon, se një nga degët më të leverdisshme në Rusi, në krahasim me treguesit botërorë, përkatësisht prodhimtarisë e kështu me radhë, është metalurgjia. Dua të vë në dukje gjithashtu edhe tregtinë me pakicë, industrinë e lehtë ushqimore dhe atë të qumështit. Këto degë në periudhën e krizës mund të kenë për ne rëndësi me të vërtetë strategjike. Ky ishte komenti i Drejtorit të Shkollës së Lartë Ekonomike të Rusisë, profesor Eugjeni Jasin.