Festivali Kinematografik Ndërkombëtar “Pasqyra” me emër të regjizorit Andrei Tarkovski u hap në qytetin Ivanovo në Rusinë Qendrore. Në këto vise lindi autori i filmave “Stalker”, “Nostalgjia” dhe “Andrei Rublov”. Në konkursin e festivalit të tanishëm janë paraqitur gjithsej 10 filma, 6 prej të cilëve do të shfaqen për herë të parë. Në programin e jashtë konkursit kanë hyrë edhe filma të tjerë të rinj të regjizorëve rusë Sergei Sollovjov, Valeri Gaj Germanik, Stanisllav Govoruhin dhe Aleksei Uçitel.