Kompania AFI Development, që është nën kontrollin e sipërmarrësit izraelit Lev Levajev, planifikon të realizojë projektet për zhvillimin e kompleksit turistiko-rekreativ të Ujrave Minerale Kaukaziane me një shumë të përgjithshme prej 700 milionë dollarësh, njofton Agjencia Interfaks. Kjo kompani do të merret me rikonstruktimin e objekteve ekzistuese të shtëpive të pushimit dhe ndërtimin e objekteve të reja të industrisë turistike në një nga rajonet më me popullaritet të Rusisë.