Izraeli nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Moskës për Lindjen e Mesme në qoftë se atje do të jenë prezentë përfaqësuesit e HAMAS, deklaroi Kreu i MPJ i shtetit hebre Avidor Liberman. Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e Izraelit nuk do të ulen në një tavolinë me terroristët. Në të njëjtën kohë Ministri u bëri thirrje mjeteve izraelite të informimit masiv për të mos e ekzagjeruar çështjen që ka të bëjë me takimin e paradokohshëm të Kreut të MPJ të Rusisë Sergei Lavrov me Kreun e Byrosë Politike të HAMAS-it Haled Mashaal dhe për të mos mbajtur një qendrim me paramendim ndaj Rusisë. Këto ditë Sergei Lavrov nuk përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të HAMAS-it në Konferencën e Moskës, por vetëm në përbërjen e delegacionit unik palestinez.