Në Odesë u hap ekspozita që tregon për krimet e kryera në vitet e Luftës së Dytë Botërore nga Ushtria Kryengritëse e Ukrainës (UKU) me në krye Stepan Banderën, njofton botimi “Novij region”. Në të njëjtën kohë në Universitetin pedagogogjik vendas u hap ekspozita e Këshillit të Sigurimit të Ukrainës që i thurte lavde UKU. Këto kohët e fundit organet shtetërore të Ukrainës po harxhojnë shumë kohë dhe mjete financiare për heroizimin e UKU, udhëheqjen dhe luftëtarët e së cilës Kievi i cilëson si luftëtarë për pavarësinë.