Biznes-forumi mbarë botëror në lidhje me ndryshimin e klimës do të fillojë punën e vet në kryeqytetin e Danimarkës. Në takimin e organizuar nga Këshilli klimatik i Kopenhagenit marrin pjesë rreth një mijë udhëheqës të kompanive më të mëdha,veprimtarë politikë dhe shoqërorë, shkencëtarë. Ata do të diskutojnë kontributin e kompanive në luftën kundër pasojave të ngrohjes globale të klimës.