Të dhënat e reja në lidhje me papunësinë, të cilat u publikuan nga Shërbimi Federal i Statistikës Shtetërore, tërhoqën vemendjen e botimeve tipografike. Siç konfirmon botimi “Njezavisimaja gazeta”, papunësia po u afrohet treguesve të kohërave të defolltit të vitin 1998. Të trokasin në dyert e bursës së punë janë të detyruar aktualisht gati 8 milionë qytetarë. Ekspertët mendojnë se aty nga fundi i vitit niveli i papunësisë mund ti tejkalojë të 12 %. Ekspertët e Ministrisë së zhvillimit social i përmbahen një pikëpamjeje më optomiste në lidhje me këtë. Vërtet, ata gjatë llogaritjeve të tyre inorojnë studentët, pensionstët dhe invalidët. Sepse në këtë mënyrë treguesit duken më pak frikësues.

***

Shumë qytetarë tani mund të kalojnë në sferën joformale të punësimit, të merren me meremetime të vogla apartamentesh ose me realizimin e produkteve të kopshteve vetiake. Është më se evidente rënia e të ardhurave financiare të popullsisë. Në muajin prill ajo përbëri 1/10 %. Kurse që nga fillimi i vitit të ardhurat ranë plot deri në 1%. Ndoshta ky tregues nuk do të dukej dhe aq kritik po të mos ishte inflacioni. Siç saktëson botimi “Komsomolskaja pravda”, inflacioni i tejkalon aktualisht të 6 %.

***

Drejtorja e Institutit të Pavarur të Politikës Sociale Tatjana Maleva në intervistën e vet dhënë gazetës “Komersant” vë në dukje atë fakt, se niveli i papunësisë së regjistruar mund të ulet në njëfarë mënyrë tani për llogari të faktorit sezonal, meqenëse tashmë “filloi sezoni i daçave”. Ndër të tjera në muajin prill përfundoi edhe afati tremujor i valës së parë të pushimeve masive nga puna. Sipas ligjit mbi punësimin, të regjistruarit në bursën e punës gjatë tre muajve të parë do marrin ndihmën sociale maksimale financiare në varësi të rrogës së tyre. Me sa duket nga të gjitha situata me papunësinë do të ritensionohet përsëri aty nga vjeshta, me mbarimin e sezonit veror.