MPJ e Rusisë shprehu preokupimin e vet në lidhje me njoftimet mbi provat bërthamore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe e konsideron më se të domosdoshme verifikimin e këtij informacioni me qëllim të nxjerrjes së konkluzioneve përfundimtare. Agjencia verikorene CTAK deklaroi zyrtarisht mbi atë, se RPD e Koresë zhvilloi me sukses provën bërthamore nëntokësore. Provën e parë bërthamore nëntokësore Koreja e Veriut e bëri në tetor të vitit 2006. Atëherë MPJ e Rusisë deklaroi se një hap i tillë është i aftë që të çojë në acarimin e problemeve ekzistuese të Gadishullit Korean. Se ai është i mbarsur me rrezik kërcënues për stabilitetin në rajon dhe minon regjimin e mospërhapjes së armës bërthamore. Veprimet e Phenianit i dënoi edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.