Koreja e Veriut të hënën bëri provën e armës bërthamore, njofton Agjencia France-Presse me referim tek deklarata zyrtare e udhëheqjes së Koresë së Jugut. Pheniani zyrtar konfirmoi gjithashtu informacionin mbi zhvillimin e provës së suksesshme bërthamore. Siç njoftoi Agjencia qendrore telegrafike e Koresë (CTAK), provat e zhvilluan nëntokë përfunduan me “sukses”. Se ku u zhvilluan provat bërthamore, agjencia verikoreane nuk e saktësoi.