Operatori i projektit të gazsjellësit “Rryma Veriore” planifikon të marrë lejen e ndërtimit në fund të këtij viti, njoftoi Kryeinxhinieri i kompanisë “Nord stream” Sajmon Bonnel. Ky projekt u përgjigjet standarteve më të larta ekologjike ndërkombëtare. Gjatë konsultimeve në lidhje me projektin kompania mori pjesë në më shumë se 20 dëgjime diskutimesh shoqërore dhe në takime të shumta me organet përgjegjëse shtetërore të mjaft vendeve. “Kundërtregues” nuk shohin as ekspertët e organizatës së Fondit Botëror të natyrës së egër (virgjër). Për këtë deklaroi Kryetari i Këshillit drejtues Leonid Grigorjev-pjesëmarrës i “tryezës së rrumbullakët” me temë: “Sigurimi ekologjik i “Nord stream”-rreziqet, problemet dhe vendimet”: “Vlerësimet ruse të sigurisë energjetike afatgjatë konsistojnë në atë, se Europa edhe në të ardhmen do të ketë nevojë për gaz, thotë Leonid Grigorjev. Pikërisht për këtë arsye dhe është i domosdoshëm ndërtimi i kapaciteteve suplementare për furnizimin e tij në vendet evropiane dhe jo vetëm “Rryma Veriore” e llogaritur për tu vënë në veprim në një të ardhme jo të largët. Por këto variante janë të mbarsura me përsëritjen e situatës me Ukrainën, me shpërthimin e konflikteve të reja në lidhje me çmimet e gazit dhe pagesave për realizimin e transprtimit të tij nëpërmjet territoreve transitore. Dhe në këtë kontekst për më tepër jorentabël është plani i shtrimit të gazsjellësit “Rryma veriore” jo nëpër fundin e Detit Balltik, por plotësisht nëpër stere. Problemet ekologjike të tubacionit të gazit, ndryshe nga ato të tubacioneve që shërbejnë për transportimin e naftës nëpërmjet fundit të detit, janë më pak të ndërlikuara dhe më pak të rrezikshme. Kështu që “ëndërrat e Evropës balltike për “shtrimin e gazsjellësit në stere”, me sa duket nga të gjitha, nuk kanë kurrëfarë shansi për realizim.