Kriza globale tregoi se ekonomia e ndërtuar mbi bazë të synimeve për nxjerrjen e fitimeve të mëdha, mbi indiferencën ndaj fatit të njeriut, mbi përbuzjen, përçmimin e normave morale është joefektive, pa aftësi jetësore dhe bile e rrezikshme. Një mendim të tillë shprehu Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill në hapjen e Asamblesë popullore mbarëbotërore ruse në Moskë. Si rezultat i heqjes dorë nga një pjese e shoqërisë prej vlerave moralo-fetare, vuan pjesa më e pambrojtur e shoqërisë-rinia. Ndërsa pikërisht asaj dhe i përket e ardhmja e Rusisë. Rusia ka nevojë për rininë, talentin dhe punën e saj, por më kryesorja-për nivelin e lartë të vlerave shpirtërore të saj, theksoi Patriaku.