Shtetësja ruse Irina Belenkaja, e cila akuzohej nga ish bashkëshorti i vet francez për rrëmbimin e vajzës së tyre trevjeçare, do të ekstradohet në Francë më 27 maj, njofoi avokati i saj. Vendimin për ekstradimin e saj e mori Gjykata e Hungarisë, ku ajo u ndalua së bashku me vajzën. Avokati shpreson se në Francë Belenkajan nuk do ta arrestojnë, por do të zgjedhin një masë më të butë ndëshkimi. Përveç kësaj, mbrojtja e ruses nuk i humb shpresat për përfundimin e marrëveshjes paqësore me babain e Elizës-Zhan-Mishel Andre. Bashkëshortët janë në konflikt për të drejtën e edukimit të vajzës dhe disa herë ia kanë rrëmbyer atë njëri tjetrit. Ndaj Zhan-Mishel Andre në Rusi gjithashtu është ngritur çështje penale.