Rusia dhe Jordania përfunduan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në shfrytëzimin për qëllime paqësore të energjisë atomike. E llogaritur për 10 vjetë ajo do tu lejojë dy vendeve të marrin pjesë bashkarisht në projektimin dhe ndërtimin e reaktorëve bërthamorë, në zbulimin dhe përvetësimin e vendburimeve të uraniumit, në ciklin e prodhimit të lëndës djegëse bërthamore, duke përfshirë furnizimet e energjisë atomike nga Rusia dhe kthimin e materialeve të shfrytëzuara. Kreu i Rosatomit Sergei Kirijenko deklaroi mbi gatishmërinë e vendit tonë për venien në dispozicion të teknologjive të veta në ndërtimin e Centralit Elektro-Atomik në Jordani.