Në Samitin Rusi-BE në Habarovsk Federata Ruse tërhoqi vëmendjen e partnerëve evropianë ndaj domosdoshmërisë së detyrimit të Rumanisë që të heqë dorë nga përzierja në punët e brendshme të Moldavisë fqinje. Siç vuri në dukje Zëvendësi i Kreut të MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Grushko nga ana e palës ruse u ngrit për diskutim çështja që ka të bëjë me marrëdhëniet moldavo-rumune. “Federata Ruse tërhoqi vëmendjen ndaj domosdoshmërisë së intensifikimit të punës me Rumaninë në mënyrë që pala rumune të heqë dorë nga ushtrimi i presionit politik mbi Moldavinë dhe të njohë përfundimisht pavarësinë e saj”.