Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i propozoi BE që të mendojë në lidhje me dhënien e kredisë për Ukrainën, pasi Rusia dyshon në aftësinë e saj për të paguar për gazin e marrë tashmë nga ajo. “Ne jemi të gatshëm që ta ndihmojmë shtetin ukrainas, por do të donim që pjesën më të madhe të kësaj pune ta merrte përsipër edhe Këshilli Evropian, domethënë të gjitha ato vende, të cilat janë të interesuara në një bashkëpunimin energjetik të vërtetë dhe të sigurt. Sipas fjalëve të tij, në rezervuarët nëntokësorë të Ukrainës duhet të mbushen me një vëllim të madh gazi që kushton më shumë se 4 miliardë dollarë.