Kriza ekonomike i shtoi konstruktivitetin marrëdhënieve midis Moskës dhe Kievit. Palët filluan t’i vënë veshin njëra-tjetrës. E megjithatë, deri tani nuk po duket zgjidhja e problemit të gazit dhe fajtore për këtë janë mosmarrëveshjet ekzistuese në gjirin e udhëheqjes së Ukrainës, deklaron Vladimir Putin. Kryeministri rus u takua sot me Kryetaren e parlamentit ukrainas Julia Timoshenko në Astana. Çështje kryesore në negociatat e kryeministrave të Rusisë dhe Ukrainës tashmë tradicionalisht vazhdojnë të mbeten realizimi i furnizimeve dhe transitit të gazit rus në Evropë. Deklaratat e Julia Timoshenkos pas takimit të zhvilluar me Vladimir Putinin ishin të mbushura plot optimizëm. Kryeministrja e Ukrainës është më se e bindur, se Moska dhe Kievi do të arrijnë të gjejnë zgjidhjen e problemit që ka të bëjë me mbushjen e rezervuarëve të nëndheshëm të Ukrainës me gaz rus. Duam t’ju kujtojmë, se sot në mëngjes Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shprehu dyshime në lidhje me aftësinë e Ukrainës për të paguar më tepër se 4 miliardë dollarë për mbushjen me 19.5 miliardë metra kub gaz rus të rezervuarëve të nëndheshëm ukrainas. Kryeministri rus vuri në dukje me keqardhje, se në radhët e udhëheqjes ukrainase nuk ka unitet në lidhje me problemin e gazit. Kurse pozitën e Presidentit të Ukrainës e quajti thjesht të papranueshme: “Ne diskutuam çështjen e lidhur me mundësinë e realizimit të pagimit për llogari të transitit të ardhshëm të gazit tonë për konsumatorët evropianë nëpërmjet territorit të Ukrainës. Afati është kohëgjatë-deri në 5 vjet. Vetkuptohet, se edhe rreziqet e palës ruse janë shumë të mëdha, duke patur parasysh këtu edhe zgjedhjet e pritshme presidenciale dhe gjithçka që ka të bëjë me mundësinë e riorganizimit të strukturave transportuese të gazit në Ukrainë. Situata ka ardhur vetëm duke u rënduar, ç’është për të ardhur keq. Ne kemi dëgjuar fare para pak kohësh nga goja e Presidentit Viktor Jushenko deklaratën mbi atë, se e quan një formë të tillë pagese të papranueshme dhe gati-gati si të paligjshme. Në kushte të tilla dhe me prezencën e rreziqeve të mëdha ne nuk do të mund t’i zgjidhim dot problemet kurrësesi”, konkludoi Kryeministri rus. Vladimir Putin vuri në dukje, se Rusia i është drejtuar Komisionit Evropian në lidhje me çështjen që ka të bëjë me financimin e mbushjes së rezervuarëve të nëndheshëm ukrainas me gaz rus. Por në Bruksel u përgjigjën se për Ukrainën ata nuk kanë para. Putin theksoi, se ky është problem i përbashkët: sepse furnizimi normal i Ukrainës me gaz do të sigurojë edhe transitin e garantuar të kësaj lënde hidrokarbure për konsumatorët evropianë.