Gazeta “Komersant” shfrytëzoi rastin e zhvillimit të samitit “Rusi-BE” për të treguar disa hollësi nga biografia e Presidentit rus. Dimitri Medvediev, sapo mbërriti herët në mëngjes me avion në Habarovsk, puna e parë që bëri u nis për të vizituar Universitetin Oqeanopaqësor, ku bisedoi shtruar me studentët. Botimi vë në dukje se studentët shprehën dëshirën të mësojnë nga ai, se me çfarë do të merret Dimitri Medvediev pasi të lërë postin e Presidentit dhe në se e ka të vështirë ai t’ia dalë në krye punës në postin e kryetarit të shtetit. Nga përgjigjet që pasuan rezultoi, se puna e presidentit “është e vështirë, por interesante megjithatë”, ndërsa në të ardhmen Medvediev herët e vonë do t’i rikthehet punës së pedagogut. Pasi pranoi përpara studentëve se deri përpara zhvillimit të praktikës juridike ai pat punuar si punëtor i shërbimit të pastrimit në qytet dhe merrte një “rrogë jo të keqe”-120 rubla në muaj plus 50 rubla bursë si student i shkëlqyer- Medvediev, siç njofton korrespondenti i gazetës “Komersant” vuri në dukje se kënaqësinë më të madhe atij ia ka dhënë puna e pedagogut.


***


Kriza po i detyron duhanpirësit rusë të kalojnë në blerjen e cigareve më të lira. Gazeta “Vedomosti” vuri në dukje ndryshimet në përpjestimin e forcave në radhët e lojtarëve në tregun e duhanit. Treguesi mesatar i pirjes së duhanit po vjen duke u rritur, por megjithatë jo në mënyrë të konsiderueshme. Reklama në mjetet tipografike të informimit masiv nuk po mund ta ndreqë dot situatën. Shitja e cigareve të shtrenjta të firmës më të madhe prodhuese në tregun rus “Philip Morris” në tremujorin e parë të këtij viti ra deri në 6%. Dhe, duhet thënë, se reduktimi më i madh i blerjes i ra brendit legjendar “Marlboro”. Siç vë në dukje gazeta “Vedomosti”, bile edhe ata duhanpirës për të cilët çështjet e prestigjit nuk qendrojnë në plan të fundit, kursejnë tani duke preferuar pirjen e cigareve të markës “Bond Street”.


***


“Birra për të marrë një hov, ligj i njerëzve me tru dyst” (sleng”). Nën një titull të tillë botimi “Moskovskaja pravda” publikon materialin kushtuar valës së dehjes, e cila kërcënohet të përmbysë përfundimisht Moskën. Qyteti po shndërrohet në një pub, birrari njëzetekatërorëshe. Mesatarisht një adhurues 15 vjeçar i birrës pi në vit rreth 300 litra, duke lënë në mënyrë të ndjeshme pas moshatarët e vet evropianë dhe skautët e përtejoqeanit. Në Ministrinë e Bujqësisë e cilësojnë degën e prodhimit të birrës si një ndër ato me zhvillim më dinamik, e cila tejkalon zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë ruse me gati 50 vjet. Ndërkohë, mjekët po u bien këmbanave të alarmit tashmë jo për shkak të “barqeve të birrës”. Ata i shqetëson më tepër degradimi, degjenerimi fizik dhe mendor i kombit që po i nënshtrohet varësisë nga birra. Ndërkohë që dehja me birrë rrugëve filloi të marrë karakter epidemie, pasojat e saj, siç shkruan gazeta “Moskovskaja pravda”, morën përmasat e katastrofës së vërtetë kombëtare.