0Rusia ka ndërmend ti drejtohet përsëri BE me kërkesën për dhënien e statusit prioritar gazsjellësit “Rryma jugore”, deklaroi për gazetarët Ministri rus i energjetikës Sergei Shmatko. Tubacioni “Rryma Jugore”, me anë të të cilit gazi rus do të transportohet për në vendet evropiane, planifikohet të shtrohet nëpër fundin e Detit të Zi. Kapaciteti transportues i tij do të përbëjë 63 miliardë metra kub gaz në vit, ndërsa vlefta e tij-8,6 miliardë euro. Rusia tashmë ka nënshkruar paketën e dokumenteve për realizimin e këtij projekti me kompanitë energjetike bullgare, greke, serbe, dhe italiane.