BE e quan mjaft rezultativ Samitin e zhvilluar në Habarovsk, njoftoi Presidenti i Çekisë, vendit kryetar aktual në BE, Vacllav Klaus. Sipas fjalëve të tij, negociatat “u bënë mjaft rezultative, ekzistojnë qendrime të përbashkëta, takimi rrit të kuptuarit reciprok të pozitave tona në lidhje me shumë çështje të ndyshme”. “Unë vërtet mendoj se ky takim përmirësoi mirëbesimin reciprok, gjë kjo që është mjaft e rëndësishme”, tha Klaus në konferencën për shtyp mbajtur në Habarovsk. Ai bëri të ditur se BE e quan Rusinë partnere strategjike.