Sot për qindra mijëra maturantë që mbarojnë studimet në shkollat e mesme ruse do të bjerë “Zilja e fundit”. Pas ceremonisë solemne të ndarjes me shkollën maturantët do të nisen për ta festuar ditën e fundit të shkollës në vende të ndryshme argëtimi. Në Moskë, në veçanti, ata mund të lundrojnë me anije dhe tramvaje lumore si dhe të shkojnë në koncertin, i cili do të zhvillohet në kodrën Pokllonnaja. Pas “ziles së fundit” për maturantët do të fillojë periudha e vështirë e provimeve, kurse mbas datës 20 qershor ata i presin “mbrëmjet e maturës”.