0OKB-ja duhet të pranojë problemin e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Afganistan si rrezik kërcënues botëror, deklaroi Drejtori i Qendrës moskovite për politikën antinarkotike Elnur Batirshin. Në vend janë përqëndruar 93 % të prodhimit botëror të opiumit, dhe, për pothuajse 8 vjetë të pranisë në vend të forcave të Aleancës ndërkombëtare, prodhimi i lëndëve narkotike në vend u rrit në 40 herë. Aleanca u vetëtërhoq nga lufta kundër narkobiznesit afgan, i cili u bë burimi kryesor i financimit të talebanëve, ndaj të cilëve ai zhvillon veprime luftarake, theksoi eksperti.