Në Gjeorgji sot fillon etapa e dytë e manovrave stërvitore ushtarake të NATO-s në kuadrin e programit “Partneriteti për hir të paqes”. Në poligonin ushtarak në rrethinat e qytetit Tbilisi po marrin start manovrat fushore “Kooperativ Longboy” me pjesëmarrjen e rreth 1 mijë ushtarakëve nga 14 vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Rusia i kritikoi ashpër manovrat në Gjeorgji. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi, se manovrat stërvitore ushtarake janë provokim i hapur dhe se ato nuk duhet të zhvillohen në atë vend, ku pak më parë u zhvillua luftë.