Presidenti Barak Obama dhe Kryeministri i Izraelit Beniamin Netanjah u morën vesh për krijimin e grupit të përbashkët të punës në lidhje me çështjen e Iranit, njoftoi gazeta “Uashington Times”. Detyra e tij konsiston në analizimin e informacionit të grumbulluar në lidhje me Iranin dhe efektivitetit të hapave që ndërmerren nga SHBA-s dhe vende të tjera për të bindur Teheranin të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit. Përveç kësaj, grupi do të përgatisë planet e veprimeve në kundërpërgjigje të zhvillimit të mundshëm të ngjarjeve në Iran.