Më 21-22 maj në Habarovsk do të mbahet Samiti i radhës Rusi-BE. Mbi rëndësinë e domethënien e tij përsiat në materialin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike, Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Rëndësia e aktivitetit të pritshëm del përtej kufijve të kuadrove të zakonshëm të diskutimeve përkatësisht temave të përgjithshme politike. Priten debate të nxehta në lidhje me ato probleme, të cilat tashmë i shndërruan marrëdhëniet e Moskës dhe Brukselit në fushë lojrash energjetike globale. Rusia dhe BE e kuptojnë për mrekulli domosdoshmërinë e forcimit të sigurisë energjetike të Evropës, por tani për tani kanë vizione të ndryshme përkatësisht rrugës së garantimit të tij. “Diversifikimi”-ky term zë një vend të rëndësishëm në të gjitha negociatat e përfaqësuesve të Rusisë dhe BE. Por diversifikimi i …ç’gjëje? BE kërkon nga anëtarët e vet dhe vendet partnere të diversifikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, pa marrë fare parasysh shpenzimet ekonomike dhe krijimin e problemeve suplementare politike të lidhura me këtë, burimet e lëndëve energjetike dhe të gjejnë me çdo kusht furnizues alternativë. Moska i propozon Brukselit një rrugë tjetër për arritjen e qëllimit-diversifikimin e itinerareve të furnizimit të gazit me qëllim që të shmanget varësia nga një-dy transitorë. Sepse ata gjithmonë mund të ndërmarrin përjekjen për të luajtur lojën e vet, ose, të paktën, të ndeshen me vështirësi objektive tekniko-financiare. Dhe puna nuk qendron aspak këtu në lobimin nga Rusia të projekteve të veta “Rryma Veriore” dhe “Rryma Jugore”, por në dëshirën për të ingranuar një numër maksimal vendesh në realizimin e projekteve të rrugëve transportuese të gazit. Këtë gjë e kuptojnë veçanërisht mirë ato shtete dhe biznes qarqe që janë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta të skemave tashmë ekzistuese dhe perspektive të realizimit të ndërtimit të gazsjellësve. Rusia zotëron përvojën e mirë të bashkëpunimit me vendet ballkanike në sferën energjetike dhe projektet e përpunuara tashmë. BE disponon mjetet financiare dhe peshën e nevojshme politike, kujton Shefi i Katedrës së Historisë së popujve sllavë të Evropës Jugore dhe Lindore në kohën e re të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “Të shohim se si do të sillet BE në situatën e krijuar. Fakti që ne deklaruam se kjo çështje do të shqyrtohet ndryshe tani, flet mbi atë se palët do të përsiatin në lidhje me këtë temë. Erdhi koha që BE ta vlerësojë më në fund Rusinë si partnere dhe jo si kundërshtare që duhet izoluar”, shprehet me bindje të plotë Aleksandër Karasjov. Ndërsa ne duam të shtojmë nga vetja këtu, se Samiti Rusi-BE në Habarovsk do t’i krijojë një mundësi të mirë Brukselit për të bërë zgjedhjen e drejtë.