0Banka e Qipros i propozoi qeverisë shërbimet e veta në tërheqjen e turistëve nga Rusia. Fjalë bëhet për krijimin e një sërë pikash të dhënies së vizave në bazë të filialit të Bankës së Rusisë. Shtypi i Qipros kujton se në vjeshtë të vitit të kaluar Banka e Qipros bleu paketën ruse të kontrollit të “Bankës Juniastrum” për 576 milionë dollarë dhe tani mund të disponojë rrjetin prej 220 filiale të shpërndara në të gjithë vendin. Autoritetet e Qipros janë të shqetësuar për uljen e numrit të turistëve, ndër të tjera nga Rusia, në sfondin e krizës globale.