0Në Indonezi u rrëzua avioni vendas transportues ushtarak i modelit C-130 “Herkuli”, në bordin e të cilit ndodheshin 110 persona. Pjesa më e madhe e tyre ishin ushtarakë dhe anëtarë të familjeve të tyre që ishin nisur nga Xhakarta, vendi ku ata shërbenin për në ishullin Guinea e Re. Në spitalin vendas u çuan 15 persona të plagosur, rreth 10 të tjerë nuk pësuan dëmtime. Shkaku i rënies nuk është identifikuar akoma, por sipas fjalëve të dëshmitarëve, përpara katastrofës kur avioni ishte akoma në ajër atij i ra njëri nga krahët.