Zëri i Rusisë “Gazprom” për herë të parë shprehu publikisht pretendimet e veta ndaj Komisionit Evropian duke deklaruar se dialogu energjetik midis BE dhe Rusisë hyri në qorrsokak. Botimi “Gazeta” vë në dukje, se kushtet objektive të zhvillimit të tregut të gazit nuk i lejojnë “Gazprom-it” të shpresojë në zgjerimin e biznesit të vet në Evropë. Nga ana tjetër, nxjerrja e gazit në BE po vjen duke rënë, prandaj sado e thellë që të jetë kriza, kërkesa për gazin rus do të rritet megjithatë. Tani BE është i gatshëm të bëjë gjithçka me qëllim që të sigurojë lëndë djegëse nga burime të tjera. Po vjen duke u rritur pakënaqësia edhe në Rusi. Vetëm për shkak të mosdëshirës së Ukrainës për të kaluar në parimet e përgjithshme të tregut, për këto 3 vitet e fundit “Gazprom” ka humbur rreth 30 miliardë $, njofton botimi “Gazeta”.

 
***


Dimitri Medvediev po përpiqet të përshpejtojë procedurën e faljes. Siç mendon gazeta “Vremia Novostei”, Presidenti synon të demonstrojë se autoritetet ruse kanë ndërmend të ndjekin seriozisht politikën e “humanizimit” të sistemit vendas të venies në jetë të dënimeve. Por, sipas fjalëve të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në fakt nuk ka se ç’të thjeshtohet më. Instituti i i faljes nuk funksionon praktikisht në Rusi. Në qoftë se më parë numri i faljeve arrinte në mijëra veta, aktualisht këto janë raste të veçanta. Ndër të tjera, në vend çështjet e anulimit të dënimit apo të zbutjes së tij kërkojnë kohë të gjatë për zgjidhje dhe nuk shtyrtohen me shumë vëmendje. Instituti i faljes mund të fillojë të funksionojë sërish vetëm me rifillimin e punës së komisionit special në nivel federal, mendon gazeta “Vremia Novostei”.


***


Botimi “Novie Izvestia” komenton thirrjen e Kreut të Rospotrednadzor-it, Kryemjekut sanitar të Rusisë për të mos vizituar përkohësisht Spanjën për shkak të shpërthimit të epidemisë së gripit të derrave, ndërsa Egjiptin-prej gripit të shpendëve. Operatorët turistikë të habitur nuk po marrin vesh se ç’po bëhet. Sipas fjalëve të tyre, në botë nuk evidentohet kurrëfarë histerie në lidhje me këtë. Të gjitha vendet po luftojnë në mënyrë të qetë dhe të suksesshme me infeksionin pa u ndaluar qytetarëve udhëtimet. Evropianët janë më se të bindur, se mjekësia do t’ia dalë pa kurrëfarë problemesh punës mbanë me këtë sëmundje.


***