Zëri i Rusisë Nëpunësit rusë, që nga ministrat e deri tek guvernatorët dhe deputetët, rregullisht do të japin llogari për të ardhurat e tyre. Në përputhje me vendimin e Presidentit, të gjitha shifrat duhet të publikohen në Internet sajtet zyrtare dhe tu paraqiten gazetarëve me kërkesën e tyre. Siç theksoi Kreu i administratës së Kremlinit Sergei Narrishkin, kjo është masë me “karakter profilaktik dhe paralajmërues”. Sipas fjalëve të tij, konkluzionet mbi ligjshmërinë e këtyre ose atyre të ardhurave duhet ti nxjerrin organet e kontrollit dhe të ruajtjes së rendit.