Zëri i Rusisë Ekspertëtë amerikanë dhe rusë i bënë një analizë të përbashkët të rrezikut kërcënues hipotetik iranian dhe arritën në përfundimin, se sistemi amerikan i mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë nuk garanton mbrojtjen e sigurt nga raketat e presupozuara iraniane dhe se rreziku kërcënues raketor për Evropën nga ana e Iranit nuk është i paevitueshëm. Shkencëtarët e të dy vendeve janë më se të bindur se për krijimin e kapsollave bërthamore dhe raketave ndërkontinentale Teheranit do ti duhen shumë vite. Raporti i shkencëtarëve do ti paraqitet Ndihmëspresidentit të SHBA-s për sigurinë kombëtare Xhejms Xhons dhe Ministrit të punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov.