Zëri i Rusisë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun propozon që të krijohet një regjim i ri i garantimit të sigurimit midis Gjeorgjisë dhe Abkhazisë. Gjatë kësaj në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshilli të Sigurimit për herë të parë nuk ka referime tek përkatësia e Abkhazisë ndaj Gjeorgjisë. Ban Ki Mun propozon krijimin e zonave të sigurimit në stere, në det dhe në hapësirën ajërore, zona të kufizimeve të armatimeve, monitorimin nga ana e OKB-së. Në të parashikohet gjithashtu krijimi i kushteve të sigurta për kthimin e refugjatëve në atdhe dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në rajon. Anëtarët e Këshilli të Sigurimit të OKB-së kanë ndërmend ta shqyrtojnë raportin në fjalë më 27 maj.