Rikthimi tek sistemi financiar botëror i parakrizës është kundërproduktiv. Një mendim të tillë shprehu politikani i autoritetshëm rus, Presidenti i Dhomës Tregtaro-Industriale të Rusisë Eugjeni Primakov, i cili mori fjalën në mbledhjen e zhvilluar në Moskë të “Merkuri-Klub”, i cili bashkon në radhët e veta persona të biznes qarqeve. Eugjeni Primakov është më se i bindur në domosdoshmërinë e distancimit nga centralizimi i sistemit financiar ndërkombëtar, nga njëpolariteti i tij. Cënueshmërinë e tij e demonstroi në masë të plotë dhe në mënyrë më se evidente kriza aktuale ekonomiko-financiare. Në bazë të krizës qendron pathemelshmëria e valutës amerikane. Ja se ç’thotë në lidhje me këtë Dimitri Smisllov, eksperti rus i Institutit të Ekonomisë botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare: “Sistemi, i bazuar mbi një valutë të vetme rezervë, nuk është aspak stabil, ai çon në shpërthimin e krizave, meqenëse u lejon Shteteve të Bashkuara që të ndjekin një politikë ekspansioniste, pra, të shtypin dollarë në sasi të tilla që të mund të kënaqin oreksin e vet. SHBA-s i shfrytëzojnë mirë këto privilegje dhe mund të jetojnë në gjendje balanci deficitar pagues, pa marrë kurrëfarë masash vendimtare për reduktimin e shpenzimeve të veta të brendshme dhe të jashtme. Në interes të gjithë komunitetit ndërkombëtar është vendosja e një rregulli të ri financiar botëror. Ç’pamje duhet të ketë ai-do të pyesni ju? Në lidhje me këtë problem ekzistojnë ide të ndryshme. Që nga miliorimi i sistemit të monitorimit dhe kontrollit të tregjeve financiare, modernizimi i instituteve financiale ndërkombëtare aktuale, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e deri tek domosdoshmëria e venies në qarkullim të valutave të reja rajonale dhe krijimit të qendrave të reja financiare. Këto projekte po diskutohen gjerësisht. Por me sa duket nga të gjitha për realizimin e tyre duhet kohë.