Rusia ka ndërmend të arrijë në marrëveshje reciprokisht të pranueshme me SHBA-s në lidhje me Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Këtë pozitë e bëri publike Kreu i dikasterit rus të politikës së jashtme Sergei Lavrov në vigjilje të konsultimeve ruso-amerikane përkatësisht traktatit të ri. Procesi negociator do të startojë sot në Moskë. Palëve do tu duhet të përpunojnë marrëveshjen e re mbi ASO. Afati i veprimit të Traktatit mbi ASO №1, i cili u nënshkrua në vitin 1991, mbaron në fund të dhjetorit të këtij viti. Tani Rusia dhe SHBA-s do të synojnë të dalin në një nivel të ri shkurtimi armatimesh strategjike. Detyra është vërtetë e vështirë, por plotësisht e realizueshme, në qoftë se palët do të shfaqin gatishmëri për të marrë parasysh preokupimet e njëra-tjetrës. Ndaj kësaj tërhoqi vemendjen e vet Sergei Lavrov: “Patjetër, gjatë përpunimit të marrëveshjeve duhet të merren parasysh interesat e sigurimit global, gjë kjo që përfshin në vetvete, pa dyshim, edhe sigurinë e Federatës Ruse. Ndërsa kjo parashikon sqarimin e të gjitha gjërave që kanë të bëjnë me situatën e krijuar në lidhje me mbrojtjen atiraket. Kjo është një nga çështjet për të cilën Moska dhe Uashingtoni do të duhet të kërkojnë rrugëzgjidhje. Rusia, p.sh., del kundër dislokimit të armatimeve në kozmos. Vetkuptohet, se do të ngrihet për shqyrtim edhe problemi mbi numërimin, llogaritjen e kapsollave bërthamore amerikane, të cilat janë hequr nga armatimet vepruese. Deri tani ato nuk janë likuiduar, siç e ka bërë një gjë të tillë Rusia, por janë vendosur për ruajtje në depot e municioneve. Tani për tani zor se ndokush do të mund të prognozojë parametrat e marrëveshjes së ardhshme, mendon Viktor Jesin, ekspert i Institutit të SHBA-s dhe Kanadasë: “Është, sigurisht, e pamundur të përmenden tani shifra konkrete. Gjithçka do të varet nga rezultatet e bisedimeve. Por një kusht i Rusisë gjatë kësaj duhet të respektohet patjetër. Kjo është barazia në garantimin e sigurimit të palëve.