Zëri i Rusisë Rusia do t’ia dorëzojë 29 piratët detarë, të kapur në fund të prillit në Gjirin e Adenit, një pale të tretë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Dikasteri ushtarak rus po e zgjidh këtë çështje së bashku me MPJ. Proceset gjyqësore ndaj piratëve somalezë zhvillohen kryesisht në vendin e tyre amëtar dhe në Kenia, vendin fqinj me të. Por tashmë filloi procesi i parë gjyqësor në Evropë. Ai po zhvillohet në Roterdam ndaj pesë pjesëmarrësve të sulmit të janarit mbi anijen hollandeze në Gjirin e Adenit.