Zëri i Rusisë Rifilluan konsultimet ndërkombëtare në Gjenevë për situatën në Kaukaz. Pjesëmarrësve të tyre iu paraqit raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në rajon, në të cilin mungon referimi që ekzistonte më parë në dokumentat e OKB-së, se Abkhazia është pjesë përbërëse e Gjeorgjisë. Për këtë këtë arsye delegacionet e Abkhazisë, Osetisë e Jugut dhe Rusisë patën pezulluar pjesëmarrjen e tyre në konsultimet në fjalë. Pjesëmarrësit e takimit do të diskutojnë çështjet e sigurimit dhe stabilitetit në Kaukaz dhe problemet humanitare të rajonit, ndër të tjera edhe çështjen e refugjatëve.