Zëri i Rusisë Aty nga 1 janari i vitit 2009 dollari pushoi së qeni valutë kryesore rezervë e Rusisë, njofton gazeta “Vedomosti”. Në fillim të vitit pjesa e aktivave valutore rezervë të Bankës Qendrore në euro u rrit deri në 47,5% dhe për herë të parë tejkaloi atë në dollarë, e cila bëri 41,5%. Një vit më parë 47% e aktivave valutore rezervë të Bankës Qendrore ishin nominuar kryesisht në dollarë dhe vetëm 42% në euro.